Një 75-vjeçar me probleme serioze shëndetësore ka ndërruar jetë dy orë pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19 në Izrael.
Siç shkruan Times of Israel, burri mori injeksionin e vaksinës Pfizer në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës në qytetin verior Beit She’an. Pasi priti një gjysmë ore të detyrueshme në klinikën mjekësore, ai u la i lirë në shtëpi, duke thënë se ndihej mirë. Pak kohë pasi arriti në shtëpi, ai humbi ndjenjat dhe më vonë u shpall i vdekur nga një atak kardiak.
Ministria e Shëndetësisë tha të hënën se po hetonte rastin e vdekjes së 75-vjeçarit, por këmbëngul se nuk ka lidhje me vaksinimin.
Burri vuante nga sëmundja e zemrës dhe kanceri dhe kishte pësuar një numër sulmesh të mëparshme në zemër.
Familja e burrit gjithashtu kërkoi të mos e lidhte vdekjen e tij me vaksinën, raportuan mediat hebraike.
Drejtori i përgjithshëm i ministrisë Chezy Levy njoftoi megjithatë formimin e një komiteti hetimor për të hetuar incidentin.