Vendosni fjalën kyçe....

Biden akuzon departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së: Po pengon tranzicionin e pushtetit


Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA-së se po pengon tranzicionin e pushtetit nga Donald Trumpi tek ai.

Siç shkruan BBC, Biden e akuzuar departamentin për “papërgjegjësi” duke mos i dhënë ekipit të tij informacionin e duhur për tranzicionin e pushtetit.

Ai tha se ekipi i tij kishte hasur “pengesa nga udhëheqja politike”. Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme për sigurinë e SHBA-ve kanë pësuar “dëme të mëdha” nën qeverisjen e Donald Trump. Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.

“Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë.”– tha Biden.

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën në SHBA dhe theksoi se kundërshtarët e vendit të tij mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.

Pas këtyre deklaratave të Bidenit, ka reaguar sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller. Ai tha se zyrtarët kishin “punuar me profesionalizmin më të lartë për të mbështetur aktivitetet e tranzicionit”.

“Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5 mijë faqe dokumente – shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Bidenit”– tha ai.

Një zëdhënës tha se Pentagoni kishte qenë “plotësisht transparent” me ekipin e Bidenit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *