Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj: Nuk do merrem me politikë, fokusi primar do jetë mbyllja e doktoraturës


Ish-ushtruesi i detyrës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një intervistë në Kanal 10 në Kosovë foli rreth dorëheqjes së tij.

Cakaj tha se zgjedhja ishte personale dhe se fokusi i tij pas kësaj pune do jetë mbyllka e studimeve të doktoraturës.

Cakaj gjithashtu është përgjigjur se nëse do t’i bashkohej ndonjë partie në Kosovë, a do të ishte PDK-ja zgjedhja e tij e parë?

Këtë duhet ta sqarojë koha sepse unë ende po ushtroj detyrën e ministrit të Jashtëm. Respekt për të gjitha partitë politike. Jam munduar të kursehem prej të gjitha komenteve dhe nuk mund të them se cila do të ishte zgjedhja ime e parë ose e dytë, por ju bëjë thirrje të gjithëve mos ta përdorin emrin tim. Do të ishte e shëndetshme që nga anash të reflektoj sesa të marrë anë. Gjithçka do të merr trajtë me kohën por unë nuk do të jem pjesë e politikës në Kosovë. Kjo është personale por fokusi im primar do të jetë mbyllja e studimeve të doktoratës të cilat më kanë mbetur anash”-deklaroi Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *