Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas shkarkimit të mjekut Allkja: Qeveria e re do e rikthejë në detyrë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, është solidarizuar me mjekun Ilir Allkja, i cili u shkarkua sot nga puna.

Ajo shkruan se është një nga shumë qytetarët që janë larguar në mënyrë të padrejtë nga Rilindja dhe se qeveria e re do i riparojë këto padrejtësi duke i rikthyer në punë sërish.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!” – shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *