Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i fuqishëm trondit aeroportin teksa nga avioni po zbriste qeveria e Jemenit, 5 viktima (Video)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Adenit në Jemen, pak çaste pas uljes së aeroplanit me të cilin udhëtonte qeveria e re e vendit. Shpërthimi u pasua nga të shtëna me armë dhe kaosi.

Shpërthimi thuhet se vrau të paktën pesë vetë dhe la dhjetëra të tjerë të plagosur. Pamjet nga kanali televiziv Al-Hadath me qendër në Dubai kapën incidentin në çastin që po ndodhte duke qenë se po transmetonte uljene avionit qeveritar.

Fotot e videot nga vendi i ngjarjes tregojnë persona të gjakosur si dhe tym e pluhur që kanë pushtuar zonën. Anëtarët e kabinetit, duke përfshirë kryeministrin Maeen Abdulmalik, nuk u dëmtuan dhe u transferuan në pallatin presidencial të qytetit, sipas Reuters.

Qeveria e re e Jemenit u betua të shtunën e kaluar. E udhëhequr nga Abdulmalik, ajo përfshin anëtarë të fraksioneve kundërshtare në politikën e Jemenit dhe supozohet se përfaqëson një përpjekje kombëtare për bashkim në vendin e shkatërruar nga lufta.

Krijimi i qeverisë së re të unitetit u mbështet nga Arabia Saudite, ndërsa betimi i qeverisë së re u bë në kryeqytetin saudit, Riad, në vend të Aden, kryeqyteti i përkohshëm i Jemenit në mes të Luftës Civile në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *