Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo ka uruar Olta Xhaçkën për kalimin e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pompeo e përgëzoi për detyrën e re duke thënë se Xhaçka ka qenë një partenere e fortë në rolin si Ministre e Mbrojtjes dhe shpreson që të punojë me të për të zgjeruar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“I kënaqur të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçkës si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.