Vendosni fjalën kyçe....

Merkel mban fjalimin e fundit të Vitit të Ri si kancelare: Pandemia e bëri 2020-ën vitin më të vështirë


Gjatë fjalimit të saj për Vitin e Ri, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se 2020 ka qenë një ndër vitet më të vështira të udhëheqjes së saj 15-vjeçare.

Megjithatë shton se fillimi i vaksinimeve kundër COVID-19 e bëri 2021 një vit shprese.

Merkel e cila drejtoi Gjermaninë dhe BE- në gjatë krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së migrantëve pesë vjet më parë, dënoi një lëvizje proteste kundër bllokimeve dhe tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të bëhet e disponueshme më gjerësisht.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në fund: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri.”– tha Merkel, citon Reuters. “Prandaj sipas të gjitha gjasave, kjo është hera e fundit që jam në gjendje të jap një mesazh për Vitin e Ri për ju.”

Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk e kemi patur një vit të vjetër kaq të rëndë dhe kurrë nuk kemi pritur (megjithë shqetësimet dhe skepticizmit) të riun me kaq shumë shpresa. ”

Gjermania mban zgjedhjet në shtator dhe Merkel, ka shumë të ngjarë t’i dorëzojë vendin një ose tre burrave që garojnë për të udhëhequr partinë e saj të Bashkimit Demokristian (CDU).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *