Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja shtatzënë në pritje të binjakëve habitet, mjekët i thonë se do ketë trinjakë


Një grua në SHBA dhe i fejuari i saj ishin në pritje të binjakëve. Nëna që ishte shtatzënë për herë të parë u shtang kur mori vesh nga mjekët se në fakt kishtë në bark edhe një fëmijë të tretë.

Ajo e shpërndau lajmin e gëzuar në rrjetet sociale ndërsa çifti presin të bëhen prindër vitin që vjen. Gruaja, e cila punon në fushën e marketingut, shpjegoi se fenomeni quhet superfetacion dhe ndodh kur një grua ovulon dy herë në muaj.

“Rreth 10 për qind e grave mund të ovulojnë dy herë në muaj. Megjithatë vetëm 0.3 përqind e tyre mbeten shtatzënë për herë të dytë ndërsa janë ndërkohë shtatzënë.” – tha gruaja duke cituar mjeken gjinekologe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *