Australia ka vendosur të ndryshojë himnin kombëtar për të njohur historinë autoktone të vendit dhe për të nxitur një frymë bashkësie në vend. Ndryshimi i himnit do hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021.
Në një njoftim të befasishëm të enjten në mbrëmje, kryeministri Scott Morrison zbuloi se nga 1 janari, rreshti ‘sepse ne jemi të rinj dhe të lirë’ në himnin kombëtar të Australisë do të zëvendësohet me ‘sepse ne jemi një dhe të lirë.
“Ndërsa Australia si një komb modern mund të jetë relativisht i ri, historia e vendit tonë është e lashtë, siç janë historitë e shumë popujve të Kombeve të Parë, administrimin e të cilëve ne me të drejtë e njohim dhe respektojmë.” – tha Morrison në një deklaratë.
“Në frymën e bashkimit, është e drejtë që të sigurojmë që himni ynë kombëtar pasqyron këtë të vërtetë dhe vlerësimin e përbashkët.” – shtoi ai.
Ndryshimi është i vogël dhe u mbështet gjerësisht nga konservatorët dhe liberalët. Ndryshimi i himnit u sugjerua fillimisht në fillim të këtij viti nga kryeministri liberal i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, i cili tha se i vinte keq për ‘australianët autoktonë që nuk ndiejnë që himni kombëtar pasqyron ata dhe historinë e tyre’.