Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija i parë në Itali për 2021-shin lind në një familje shqiptare


Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali. Prindërit e tij janë me origjinë shqiptare.

Siç shkruajnë mediet italiane, Alesandro ka lindur një sekondë pas mesnate në spitalin “Cristo Re” në Romë.

“Nuk kam fjetur fare”, shprehet mamaja e re Emanuela, 26- vjeç, për “Tg.com”.

Ajo është shprehur shumë e gëzuar për ardhjen e djalit në jetë në çastet e para të 2021-shit.

 “Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo.

I vogli që ka ardhur në jetë 4 kg e 100 gr ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *