Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e fundit e masave të reja anti-Covid, rikthehet ora e vjetër policore


Sot është dita e fundit e rregullave të reja anti-COVID të Komitetit Teknik, për orarin e kufizimeve.

Duke nisur nga nesër, në vendin tonë do të rikthehet ora policore nga ora 22:30 deri në orën 6 të mëngjesit, ndërsa aktualisht ky kufizim nis në 20:30.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, kësaj fashe orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve që lejohet të kryejnë aktivitetin e tyre në orën 06:00-22:00.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Ndërkohë për nisjen e shkollës Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njofuar se mësimi do të nisë më 11 janar pas festave të fundvitit. Ndërsa për çerdhet dhe kopshtet nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *