Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Pa mbështetjen e Ramës e kisha të pamundur


Ish-ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj, i ka dorëzuar detyrën ministres së re Olta Xhaçka.

Ai ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e tij, ndërsa thekson se gjatë dy viteve të fundit në detyrëm e tij është përballur me shumë rrethana të vështira, duke iu referuar tërmetit dhe pandemisë.

“Fillimisht më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e possaçëm që tja dorëzoj dhe formalisht detyrën ministres së re të Jashtme dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në të ardhmen.

Pavarësisht tranzicionit në detyrë dhe faktit që unë kam ushtruar efektivisht detyrën, ndërsa kryeministri ka mbajtur titullin formal, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që puna të vazhdojë me ritëm më të shtuar dhe të kemi tranziocion më të lehtë.

Mua, e ndjej detyrim moral të falenderoj kryeministrin për besimin e dhënë, bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Duke e konsideruar misionin tim të përmbyshur, konsideroj se pa mbështetjen e kryeministrit puna ime do kishte qenë e pamundur.

Për dy vite kemi punuar në rrethana të vështira, jo thjesht për arsye politike por nuk jemi kursyer as nga tërmeti as nga pandemia.”- thotë Cakaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *