Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshorti vrau dy motrat në Astir, flet gruaja e Përparim Ademit: Akuzat për trafik fëmijësh të pavërteta, po na kërcënojnë


Vjollca Ademi, bashkëshortja e Përparim Ademit që akuzohet për vrasjen e dy motrave në zonën e Astirit, ka akuzuar familjarët e viktimave se po i kërcënojnë.

Në një deklaratë për mediat, Vjollca Ademi ka thënë se ka kërkuar mbrojtje nga shteti për këto kërcënime ndërsa ka hedhur poshtë he akuzat ndaj të shoqit për trafik fëmijësh.

Ai e konsideroi të shoqin si një njeri të mirë, ndërsa tha se kishte qenë në dijeni dhe i kishte pranuar lidhjet jashtëmartesore të të shoqit.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, mi kanë ardhur gocës tre veta, burri i denoncoi. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti. I kanë ardhur fëmijës tim që në 5 e gjysmë të mëngjesit. E kanë bërë copa nga këmbët, kam bërë kallëzim në polici. Kërkoj mbrojtje nga shteti. I kam thënë; ‘dua mbrojtje’ që unë mos të rrijë më në Shqipëri. S’e kam frikë. Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena. Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë. Unë kam pasur hyrje-dalje familjare me to, e dinte gjithë lagja. E dija lidhjen, e kisha pranuar se s’doja të prishja familjen. Unë e di që burri bëri vrasjen, nuk e shtyva ta bënte atë gjë. Kam ngrënë, kam pirë, kam fjetur me të. Kemi shkuar në Pogradec, kemi ngrën, kemi pirë. Kemi shkuar në Greqi. I njoh vëllain, Bashkimin. Më solli një palë perde para një javësh dhe një palë atlete për çunin. Doni që t’i nxjerr ti shihni (I drejtohet gazetarëve). Ngjarjen e mora vesh nga telefoni. Më mori djali i Xhanit. Se di fare, njeri më i mirë s’kishte. S’kanë pasur kurrë sherre. Ai s’ka pasur asnjë lloj gjeje. Unë kam dy goca një çun. Burri im barrën ta mbaj vetë.” -tha gruaja e Përparim Ademit.

Dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi u ekzekutuan mëngjesin e 31 Dhjetorit 2020.

Autori dyshohet se është Përparim Ademi, i cili kishte patur lidhje me të dyja motrat. Lidhja është pranuar nga e shoqja, e cila ka treguar se shesh herë dilnin të katërt sëbashku.

Aktualisht, 59-vjeçari ndodhet në burg, pasi 2 ditë më parë Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *