Një gjykatëse pakistaneze ka vendosur që testet e virgjërisë të kryera mbi gratë që janë viktima të sulmeve seksuale janë antikushtetuese, duke i përshkruar ekzaminimet si arkaike, diskriminuese dhe çnjerëzore.
Gjykata e Lartë e Lahorit njoftoi të hënën se mënyra e famshme e Pakistanit ‘me dy gishta’ për të kontrolluar virgjërinë, e cila nuk kërkohet sipas ligjit, por ndonjëherë përdoret nga autoritetet që hetojnë rastet e përdhunimit, nuk kishte asnjë vlerë mjekësore ose kriminalistike.
‘Ekzaminimi’, që daton që nga India Britanike, përfshin futjen e dy gishtave në vaginën e viktimës në mënyrë që të ‘përcaktohet’ nëse ajo është ‘ka kryer marrëdhënie seksuale’ apo jo.
Megjithëse nuk kërkohej ligjërisht, testi ishte pjesë rutinë e procedurave penale në Pakistan.
Në vendimin e saj, gjyqtarja Ayesha Malik deklaroi se nuk kishte asnjë bazë shkencore për ekzaminimin, duke shtuar se procedura është poshtëruese e cënon dinjitetin personal të viktimës femër.
Duke deklaruar praktikën si të paligjshme dhe antikushtetuese, ajo urdhëroi qeverinë të hartonte udhëzime të reja, bazuar në standardet ndërkombëtare, për mënyrën e trajtimit të duhur të rasteve të sulmeve seksuale.