Vendosni fjalën kyçe....

Bashkohen “Fiat Chrysler” e “Peugeot”, kompania me vlerë 58 miliardë dollarë zë vendin e katërt në botë


Aksionaret e kompanive ‘Fiat Chrysler Automobiles’ dhe ‘Group PSA’, prodhuesi francez i makinave Peugeot dhe Citroën, miratuan shkrirjen me njëra-tjetrën në një marrëveshje prej 58 miliardë dollarësh që do t’i kthejë ata në prodhuesin e katërt më të madh të makinave në botë.

Ndërmarrja e sapokombinuar do të quhet ‘Stellantis’. Bashkimi thuhet se do të gjenerojë miliarda dollarë kursime vjetore dhe do të rrisë zhvillimin e automjeteve elektrike dhe autonome, të cilat parashikohet të ndryshojnë në mënyrë drastike industrinë e automjeteve në të ardhmen e afërt.

Fiat Chrysler prodhon makina të tilla të njohura si Chrysler, Dodge, Jeep, Fiat, Alfa Romeo, Maserati dhe Lancia. Ndërkohë, PSA prodhon marka të automjeteve Peugeot, Citroën, DS, Opel dhe Vauxhall.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *