Një hetim ka nisur nga autoritetet e shëndetit publik në Meksikë, pasi një mjeke e re mbeti e paralizuar disa minuta pasi kishte bërë vaksinën Covid-19 të Pfizer. Familja e saj ka kërkuar që të kryhen më shumë hetime deri në zbardhjen e ngjarjes.
Karla Cecilia Perez mbeti e paralizuar pjesërisht në duart dhe këmbët e saj, vetëm disa orë pasi bëri vaksinën e Pfizer / BioNTech më 30 dhjetor dhe u vendos menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit në Coahuila, në shtetin Nuevo Leon. Ajo gjithashtu paraqiti vështirësi me të folurit, sipas raporteve të medias.
Ajo përjetoi një numër krizash përveç skuqjes së lëkurës, dobësisë dhe vështirësive të frymëmarrjes, të gjitha brenda gjysmë ore nga marrja e vaksinës. Mjekja është diagnostikuar paraprakisht me encefalomielit (pezmatim i trurit dhe palcës kurrizore), shkruan RT.
Perez tani është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk po përjeton më kriza, por familja e saj ka bërë thirrje për hetime shtesë për të shqyrtuar efektet anësore të fshehura potencialisht të vaksinës Pfizer / BioNtech Covid-19 si dhe analiza të mëtejshme të gjendjes së saj.
“Ne nuk po këmbëngulim se kriza e saj është shkaktuar nga vaksina. Sidoqoftë, është e nevojshme të sqarohet deri në fund nëse ka lidhje me vaksinën. Duhet të ketë disa hulumtime për t’u siguruar.” – tha Carlos Palestino, kunati i gruas.