Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Lleshaj takon ish-presidentin Moisiu: Vendi ka nevojë për burra që u zë vend fjala


Ish-ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka takuar ish-presidentin e vendit, Moisiu.

Në postimin e tij, Lleshaj shkruan se vendi ka nevojë për burra e gra që u zë vend fjala dhe u ndiqet shembulli.

Ish-ministri shton se me ish-presidentin ka diskutuar për çështje të rëndësishme që shqetësojnë vendin.

“Një takim me presidentin Alfred Moisiu! Sot e fillova vitin e ri me nje takim mjaft mbresëlënës me Presidentin Alfred Moisu. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme që lidhen me përkrahjen e të rinjve në shërbim të zhvillimit të vendit, për nevojën e promovimit të vlerave profesionale dhe atdhetare në krye të institucioneve shtetërore si dhe për tema të tjera.

Vendi ynë i ka të gjitha autoritetet e nevojshme shtetërore. Madje, për shkak të qarkullimit të shpeshtë, ka me shumicë të tillë. Por këto nuk mjaftojnë kurrësesi për mbarëvajtjen dhe orientimin e një vendi dhe të një shoqërie. Vendi dhe shoqëria kanë nevojë edhe për autoritete morale, për burra dhe gra të cilëve u zë vend fjala dhe u ndiqet shembulli, jo për arsye të ligjit, por për arsye të moralit.

Presidenti Alfred Moisu është një ndër autoritetet e larta morale të këtij vendi, për arsye të shembullit të treguar dhe standardit të vendosur në ushtrimin me dinjitet të detyrës së kreut të shtetit shqiptar.” – shkruan Lleshaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *