Vendosni fjalën kyçe....

Katër të vdekur nga protesta në Kapitol


Policia e Uashingtonit thotë se katër njerëz kanë vdekur gjatë sulmit në ndërtesën e Kapitolit.

Mes tyre dhe gruaja që u qëllua nga policia. Siç shkruan BBC, ajo ishte pjesë e grupit që u përpoqën të hynin në Kapitol.

Protestuesit u përballën me oficerë të veshur civilë dhe një prej tyre nxori armën dhe e gjuajti atë. Gruaja u dërgua në spital dhe u shpall e vdekur. Identiteti i saj po mbahet i pazbuluar nga autoritetet derisa të njoftohen të afërmit.

Përveç gruas së qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”. Ata ishin një grua dhe dy burra.

Ndërkohë të paktën 14 anëtarë të departamentit të policisë u plagosën. Dy prej tyre u shtruan në spital.

Deri më tani, policia ka zbuluar se më shumë se 52 persona janë arrestuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *