Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja hedh shortin për caktimin e partisë që do propozjë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, si do ndahet mes PD-së dhe PS-së


Ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për caktimin partisë që do propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve në zgjedhjet që do mbahen më 25 prill.

Nga shorti, u zgjodh Partia Demokratike e cila do propozojë anëtarin e shtatë për KZAZ-të e renditura me numër tek ndërsa PS-ja do propozojë anëtarin e shtatë të renditur me numër çift.

Vendimet:

1.“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

2.“Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

3.“Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *