Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qytete.
Përveç Durrësit, Vlorës e Fushë Krujës, edhe në Lezhë ka pasur vërshim të ujërave në lagjet ‘Besëlidhje’ e ‘11 Janari’.
Po kështu edhe në Kurbin ka sipërfaqe toke të mbuluara nga uji.
Dy ditë më parë Instituti i Gjeoshkencave lëshoi një paralajmërim lidhur me përmbytje të mundshme ditët në vijim.
Ditën e djeshme presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë që të marrë të gjitha masat në kohë për të përballuar situatën dhe që të marrë seriozisht paralajmërimin e IGJEUM.