Vendosni fjalën kyçe....

Bindja Demokratike propozon Tiranën për votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit


Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka propozuar që qarku i Tiranës të përdoret për projektin pilot të votimit nëpërmjet teknologjisë. Ditën e djeshme u zbuluan propozimet e PD-së e PS-së.

Selia blu kërkoi që votimi elektronik të bëhet në Fier e Korçë, ndërsa selia rozë propozoi Korçën dhe disa njësi administrative në Tiranë, të cilat do përzgjidhen si të përshtatshme nga ana e KQZ-së.

Kreu i kësaj të fundit Celibashi ka pohuar më herët se teknologjia mund të përdoret në votimin e numërimin elektronik në 20% të zonave zgjedhore të vendit po për këtë duhet të ketë një marrëveshje paraprake mes partive politike në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *