Vendi ynë është përfshirë që prej 6 janarit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, por dhe rrëshqitje të dherave.
Një situatë e tillë është regjistruar në fshatin Klod të njësisë Administrative Fan në Mirditë.
Mësohet se nga reshjet me intensitet të lartë ka pasur rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, këto rrëshqitje rrezikojnë prishjen e banesave.