Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot e takimit me homologun grek Mitsotakis dhe Ministrin e jashtëm Dendias nga takimi në Athinë.
Rama falënderoi për mikëpritjen Mitsotakis duke zbuluar edhe diskutimet që janë përqendruar në situatën e Covidit, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe problematikat rajonale.
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”-shkruan Rama.