Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj dhe Samir Mane, darkë në restorantin luksoz në Dubai (Foto+Video)


Një pjesë e kabinetit qeveritar të Kryeministrit Rama së bashku me oligarkun Samir Mane, janë parë duke darkuar në lokalin luksoz në Dubai të kuzhinierit të njohur botërisht Nusret.

Në darkë, shihen Arben Ahmetaj, Arbian Mazniku ku në krye të tavolinës qëndron Samir Mane, ku mes tyre është edhe Belinda Balluku si dhe Endri Fuga.

Darkën në restorantin luksoz e ka zbuluar vetë faqja e Nusret në rrjetin social të Instagram.

Samir Mane njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i qeverisë Rama dhe Ministrave të tij si edhe klient i preferuar i qeverisë Berisha.

Nuk dihet arsyeja që ka bërë që Mane dhe Ahmetaj të darkojnë “kaq larg” nga Shqipëria në Dubain e jetës luksoze dhe të pasurve të botës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *