Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria në deklaratë: Ministrat dhe Samiri janë për punë në Dubai, darkën e paguan biznesmeni arab


Qeveria shqiptare ka dalë me një deklaratë lidhur me publikimin e videos mbi darkën ne disa nga ministrave të kabinetit Rama dhe biznesmenit Samir Mane.

Në deklaratë Qeveria thotë se ministrat kanë qenë për punë në Dubai ndërsa darkën e ka paguar biznesmeni arab.

Në darkë sipas deklaratës kanë marrë pjesë Ministrat Ahmetaj dhe Balluku, zv.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbnian Mazniku, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, zv.ministri i Infrastrukturës si edhe gazetarë të RTSH-së Klan dhe Top Channel.

Sipas deklaratës delegacionin shqipta me ftesë të grupit Emaar ka parë nga afër investimet e kryera nga ky grup.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta. Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel. Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse”-thuhet në deklaratë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *