Lumi Mat ka dalë nga shtrati pranë fshatit Skuraj, ka denoncuar një banor i zonës i cili akuzon qeverinë e bashkinë e Kurbinit se nuk ka marrë asnjë masë.
Sipas tij, fshati është me ura të shembura, pa rrugë e me toka të përmbytura.
“Në fshatin Skuraj të Kurbinit lumi Mat ka dal nga shtrati dhe ka bërë përmbytje. Qeveria dhe bashkia e Kurbinit nuk merr asnjë lloj mase. Fshati Skuraj është lënë në harresë nga 30 vite. Me ura të shembura, pa rrugë dhe toka të përmbytura.” – ka denoncuar një banor.
Po kështu banorët e Thethit kanë denoncuar bllokimin e rrugëve për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Sipas tyre bashkia e qeveria nuk kanë marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
“Kemi 15 ditë që jemi të bllokuar, nuk merr masë as Voltana Ademi dhe as Emergjencat Civile. Flasin për zonat e përmbytura të Shqipërisë, edhe pse zonat malore janë të bllokuara. Me Ramën asnjëherë nuk folën për aksin rrugor të Thethit, ato thonë që në thonë se akset janë të hapura, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di pse nuk marrin masa për këtë zonë. Ne jemi në këtë zonë dhe nuk kemi rrugë, siç po e shikoni vetë. Kemi ngelur duke bërtitur përditë duke thirr Bashkinë dhe Emergjencat civile.” – ka denoncuar një banor i Thethit.