Vendosni fjalën kyçe....

Pas atyre në Angli e Afrikën e Jugut, zbulohet në Japoni një tjetër lloj Covid-19


Ministria Japoneze e Shëndetësisë tha se ka gjetur edhe një variant tjetër të Covid-19, pjesërisht i ngjashëm me llojet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës së Jugut, të cilat besohet të jenë më ngjitëse dhe të lidhura me një rritje të infeksioneve në Britani.

Lloji mutant u gjet në katër persona që erdhën në Japoni nga Brazili. Udhëtarët dolën pozitivë për Covid-19 në karantinën e aeroportit, tha ministria.

Njëri prej tyre ishte një burrë në të 40-at e tij, i cili nuk tregoi asnjë simptomë gjatë mbërritjes, por më vonë u shtrua në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Një tjetër ishte një grua në të 30-at e saj që raportoi se kishte dhimbje koke. Një mashkull, i moshës midis 10 dhe 19 vjeç, kishte më pak shenja të sëmundjes, ndërsa një femër në të njëjtën grup moshë ishte asimptomatike.

Varianti i ri i virusit u zbulua nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive (NIID), i cili studioi plotësisht mostrat e udhëtarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *