Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Edhe unë do e bëj sot vaksinën, por profesoreshë Najada Çomo do e bëjë e para


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se edhe ai është një ndër personat që do të marrin sot pasdite vaksinën anti-Covid.

Rama tha se krah tij do të jenë dhe profesoreshë Najada Çomo e cila do të jetë e para që do ta bëjë vaksinën si dhe mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.

Ai tha gjithashtu se asnjë mjek dhe infermier që nuk dëshiron ta marrë vaksinën anti-Covid, nuk do të penalizohet për këtë.

“Vaksina nuk është e detyrueshme. Askush nuk penalizohet nëse nuk do dhe mjekët e infermierët nuk kanë për të refuzuar për një arsye shumë të thjeshtë sepse e dinë shumë mirë se kjo nuk është një lojë se kanë qarë për kolegët e tyre që kanë humbur jetën dhe nuk kanë dyshime se ky është Bill Gates që po hyn me çip që të marrë formulat e tyre mjekësore.

Por edhe nëse ka mjekë e infermierë që nuk duan të vaksinohen, natyrisht që nuk do penalizohet. Si do penalizohet kur nuk është me detyrim?

Sa për pyetjen e parë, unë si Edi Rama nuk do doja që t’i zgjidhja radhën askujt dhe pikërisht sepse janë këto teoritë e konsiparacionit dhe dëshiroj që askush të mos e refuzojë nga frika se do t’i fusin çipin apo do ta vdesin para kohe për të ulur numrin e pensionistëve në botë, duke parë dhe çfarë kam bërë kolegë të mi, do jem sot këtu për ta bërë. A do ta bëj i pari apo i dyti këtë nuk e di. Di që do jetë profesoresha e shumë nderuar Najada Çomo, profesor Tritan Kalo.

Kam të ftuar edhe një personazh historic të luftës kundër Covidit Pëllumb Piperon, meqë atë e besojnë dhe pjesa që urrejnë Bill Gates. Dhe pastaj unë zakonisht gjithmonë respektoj gratë, kështu që profesoreshë Najadës i takon ta bëjë e para pastaj dhe mua dhe burrave të tjerë do e bëjmë me short duke filluar nga më i shkurti.”– ka deklaruar Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *