Vendosni fjalën kyçe....

Turqia fton Greqinë për bisedime: Do flasim për të gjitha çështjet e lëna pezull nga viti 2016


Turqia ka ftuar Greqinë për të nisur bisedimet brenda janarit lidhur me mosmarrëveshjet e palëve. Deklarata ka ardhur nga zyra e ministrit të Jashtëm, Cavusoglu.

Në njoftim theksohet se bisedimet ‘e pakushtëzuara’ do prekun të gjitha çështjet që janë diskutuar gjatë 60 raundeve të bisedimeve të mbajtura deri në vitin 2016, kur kontaktet u ndërprenë.

Çavusoglu tha se Athina nuk ka ‘asnjë justifikim’ për të mos rifilluar bisedimet.

Çavusoglu shtoi se palët duhet të arrijnë marrëveshje për ishullin e Qipros mbi bazën e dy shteteve të pavarura. Turqia e Greqia janë përplasur ashpër muajt e fundit mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike në Mesdheun lindor e Detin Egje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *