Vendosni fjalën kyçe....

FBI ka frikë se do ketë protesta të armatosura në gjithë SHBA-në përpara inaugurimit të Joe Bidenit


Zyrtarët e sigurimit të SHBA-ve kanë paralajmëruar se mund të ketë protesta të armatosura në të gjithë vendin në ditët para se Joe Biden të betohet si president.

Ka raporte të grupeve të armatosura që planifikojnë të mblidhen në të 50 kryeqytetet e shteteve amerikane dhe në Uashington DC në prag të inaugurimit të Bidenit në 20 Janar.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se do të mbajnë një votim të mërkurën për të hequr presidentin nga detyra para datës 20, shkruan BBC.

Ata akuzojnë presidentin Trump për “nxitje të kryengritjes” dhe thonë se votimi do të mbahet nëse Zëvendës-Presidenti Mike Pence nuk bën thirrje për të hequr Trumpin nga detyra. Nuk ka asnjë shenjë që Pence është i përgatitur ta bëjë këtë.

Biden dhe zëvendës-Presidentrja e zgjedhur Kamala Harris pritet të bëjnë betimin në një ceremoni në Kapitol.

Zyrtarët e FBI-së thonë se janë të vendosur se nuk do të ketë më përsëritje të shkeljes që ndodhi më 6 janar, kur mijëra mbështetës pro-Trump ishin në gjendje të hynin në ndërtesën ku anëtarët e Kongresit votuan rezultatin e zgjedhjeve.

Pesë njerëz vdiqën nga këto trazira.

Që nga ajo kohë, thirrjet për dorëheqjen dhe heqjen nga detyra të Trumpit janë rritur midis demokratëve dhe disa republikanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *