Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e programit të vaksinimit: Mjekët që u vaksinuan dje nuk shfaqën asnjë problem


Paraditen e sotme, Erida Nelaj e cila është menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, ka deklaruar se mjekët që u vaksinuan ditën e djeshme kundër koronavirusit nuk kanë shfaqur asnjë problem.

“Sot kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 60 veta, kemi sërish staf të spitaleve COVID, spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Infektivi, ndërsa më parë kishim disa epidemiologë dhe personat e terrenit që kryejnë testet e shpejta. Ne do hapim dhe dy pikat e tjera, një në Shkodër dhe një në Vlorë. Të tjerët do drejtohen në pikat e tjera. Shumë shpejt do të hapen. Gjatë orës së pritjes ne ishim të përgatitur dhe asnjë nuk ka shfaqur problematika. Nuk ka pasur asgjë shqetësuese. Janë 6 doza, minimumi me një shishe bëhen 5 vaksina.

Normalisht me një flakon mund të bëhen 5 doza, por mund të shkohet deri në 6 doza. Këto shishe shënohen nga ana jonë në ditën dhe orën e hapjes. Pasi mbaron dhe bëhet çdo dozë, janë kontenierë të posaçëm për flakonët dhe të posaçëm për shiringat pasi dhe proceset e eleminimit janë ndryshe. Stafet shëndetësore janë të gatshëm për të punuar. Antitrupat do fillojnë të krijohen gradualisht. Kjo nuk do të thotë që me bërjen e vaksinës gjithçka do jetë e mirë. Nuk besohet që nesër të ketë grupe të tjera për t’u vaksinuar. Prioritare janë spitalet dhe nuk mund të pritet që të vaksinohen të tjerët.” – tha Nelaj në një prononcim për Report TV.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se nga 50 vaksinat e kryera ditën e djeshme, “nuk ka pasur asnjë reaksion”.

Sot është dita e dytë e vaksinimit në Shqipëri ku priten të vaksinohen edhe rreth 50 mjekë të tjerë nga spitalet e Covid si dhe epidemiologët nga rrethet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *