Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka qenë sot në Shkodër, një nga zonat e goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Gjatë takimit me kryebashkiaken e Shkodrës, Ademi, ajo dëgjoi problematikat me të cilat përballet zona ditët e fundit.
Kryemadhi theksoi se qeveria mund të rishikojë buxhetin për të përballuar si duhet situarën e vështirë dhe për të lehtësuar banorët.
“Në raste të tilla që qeveria mund të bëjë rishikim buxheti. Sepse duhet parë a e ndihmon qeveria bashkinë tuaj në kuadrin e decentralizimit në thonjëza që kemi bërtit ne aq shumë.” – tha Kryemadhi gjatë takimit.
Po kështu kryetarja e LSI-së se në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, duhet të angazhohen të gjithë për t’i kapërcyer vështirësitë.