Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim nga policia, ish-shefi i Qarkut Kukës u nxjerr armën efektivëve


Ish-kreu i qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, që është në kërkim nga policia u ka nxerrë sot armën efektivëve.

Ai është ndaluar sot nga efektivët dhe pas një përplasjeje fizike me ta ka nxjerrë armën dhe ka tentuar t’i qëllojë.

Pas kësaj ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia tentoi ta ndalonte te hoteli i tij në qendër të Kukësit, Oruccin pasi në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *