Duke qëndruar në mes të një numri të madh mbështetësish që valëvitën flamurin e Presidentit Donald Trump përpara Kapitolit të SHBA të Mërkurën e kaluar, Rick Saccone vendosi të kapë momentin historik.
Ish ligjvënësi i shtetit të Pensilvanisë i dha telefonin e tij celular gruas së tij për të regjistruar mesazhin e tij. “Ne jemi duke u përpjekur të heqim të gjithë njerëzit e këqij që kanë tradhtuar presidentin tonë,” tha Saccone, duke përdorur një term për të përçmuar Republikanët e moderuar si Republikanë vetëm në emër.
“Ne do t’i heqim nga zyrat e tyre,” tha ai dhe postoi videon në faqen e tij në Facebook pa u menduar dy herë. Të nesërmen, ai u detyrua të linte punën.
Saccone, 63 vjeç, dha dorëheqjen si profesor ndihmës i shkencave politike në Kolegjin Saint Vincent në Pensilvani ku dha mësim për 21 vjet, pasi videoja u dënua gjerësisht.
Në një intervistë me Reuters, ai tha se pendohej që bëri videon, por tha se mesazhi i tij u mor shumë seriozisht.
“Ne thjesht po luanim, duke u argëtuar,” tha Saccone, i cili e ka hequr videon nga llogaria e tij në rrjetet sociale. “Unë kam bërë video në Facebook Live për vite me rradhë. Ata janë menduar të jenë me zemër të lehtë. “
Saccone, një Republikan i cili kandidoi pa sukses për Kongresin në 2018, tha se ai po ushtronte të drejtën e tij kushtetuese për Ndryshimin e Parë për fjalën e lirë dhe nuk hyri brenda Kapitolit dhe as nuk mori pjesë në ndonjë dhunë. Ai tha se mori qindra kërcënime me vdekje pasi video u bë virale.
Saccone i bashkohet një numër në rritje të mbështetësve të Trump që përballen me pasoja të papritura pasi fotot dhe imazhet u shfaqën në internet dhe tregonin praninë e tyre gjatë rrethimit të Kapitolit të SHBA.
Pesë persona vdiqën, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit të SHBA, kur mbështetësit e presidentit sulmuan kompleksin legjislativ ndërsa ligjvënësit filluan të certifikonin fitoren e Demokratit Joe Biden ndaj Trump Republikan në zgjedhjet e Nëntorit.