Një defekt në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së ka lënë në errësirë 70% të qarkut të Beratit. Të gjitha zonat periferike dhe ato rurale ndodhen prej disa orësh pa energji elektrike.
Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve: Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore, ndërkohë që pjesa tjetër e qarkut vijon të jetë pa energji që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.
Me energji elektrike janë furnizuar edhe objektet e rëndësisë së veçantë, si spitalet, ujësjellësat, institucionet etj. Edhe pse defekti i linjën 220 KV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit vijon prej orësh, nga specialistët e OSHEE-së Berat bëhet me dije se, po vijon puna për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjinë elektrike në zonat ku ajo mungon prej disa orësh.