Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona të maskuar ndoqën dhe e qëlluan me breshëri, si ndodhi plagosja e 45-vjeçarit në Milot


Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Milot.

I plagosur ka mbetur 45-vjeçari Ylli Ibrahimi i cili është dërguar me shpejtësi në spital.

Ai është ndjekur e qëlluar me breshëri nga dy persona të maskuar.

Sipas policisë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kaë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të dyshuar të plagosjes.

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *