Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr grafikun: Rama e ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë, shqiptarët varfërohen


Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar një grafik, që sipas tij tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave.

Basha thotë se kostot e jetesës për shqiptarët janë bërë të papërballueshme dhe se tani ka ardhur koha për një qeveri të re që kujdeset për ta.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”- shkruan Basha krahas grafikut.

Basha në ditët e fundit i ka sulmuar vazhdimisht ministrat lidhur me pasurinë apo me shpenzimet e tyre, që pas darkës së bujshme në restorantin e Nusretit në Dubai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *