Vendosni fjalën kyçe....

“Luftë për vaksinën anti Covid-19”, vendet dhe organizatat që kanë porositur më shumë doza


2020 ishte viti i epidemisë por u mbyll me lajmin e mirë për fillimin e vaksinave të para anti-Covid.

Në momentin e shpalljes, 7,25 miliardë doza janë blerë paraprakisht në total nga shtetet dhe organizatat në botë.

Në disa vende numri i dozave të porositura është më shumë se dyfishi i popullsisë sepse çdo vaksinim ndjek një përforcues, por edhe sepse nuk e dihet se kur arrijnë në destinacionin e tyre.

Instituti italian për studimin e politikës ndërkombëtare (ISPI-akronimi në italisht) ka publikuar një grafik në të cilin shihen organizatat që kanë porositur më shumë vaksina apo vende.

Vendin e parë për porositjen e dozave të vaksinës nuk e mban as SHBA-ja dhe as Britania por Bashkimi Europian i cili ka porositur 1.6 miliardë të tilla dhe në vendin e dytë është India me 1.5 ndërsa në të tretin SHBA-ja me 1 miliard.

Iniciativa Covax ku bën pjesë edhe Shqipëria ka porositur 700 milionë të tilla.

Interesante është edhe numri i vaksinave të porositura në raport me popullsinë. Kështu BE-ja e ka raportin e e 3.5 dozave për një qytetar ndërsa Covax e ka 9.7 doza për një qytetar. Ndërsa në SHBA ky raport është 3 doza për qytetar. Ndërsa me India me numrin e porositur të vaksinave deri më tani nuk arrin t’i sigurojë popullsisë 2 doza për qytetar pasi raportin e ka 1.2.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *