Mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Albert Rakipllari ka pasur një debat në emisionin “Open” lidhur me denoncimet mbi sistemin shëndëtësor.
Në debat u krahasuan rastet e mjekut Ilir Allkja i cili u shkarkua nga detyra pasi denoncoi vazhdimisht mangësitë e sistemit shëndetësor dhe sanitares e cila u denoncua në media se kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra një qytetare, për të cilën Rama e quajti një shëmbëlltyrë të keqe të abuzimit.
Ndërsa për mjekun Ilir Allkja që denonconte mangësitë në shëndetësi, Rama tha se nuk ishin të vërteta dhe se kishte shkelur etikën.
Pjesë nga debati:
Rakipllari: Nuk është vetëm Tirja. Është mjeku Ilir Allkja që tregoi dështimin e sistemit shëndetësor. Ai ishte brenda dhe u përjashtua nga puna.
Rama: Ai ka dalë duke folur në televizor duke dezinformuar publikun. Të gjitha ata që tha ai ka rezultuar propragandë. Ai është pezulluar për çështje etike dhe për mendimin tim është vepruar drejt.
Rakipllari: Fjala e tij u vërtetua nga rasti i Tires.
Rama: Nuk e njeh sistemin Najada Çomo? Ajo nuk e ul kokën për asgjë. Nuk e njeh sistemin profesor Tritan Kalo, i cili ka protestuar sa herë nuk ishte dakord me reformat tona. Ai protestonte por nuk e braktiste profesionin.