Vendosni fjalën kyçe....

Dosja 184, shtyhet më 29 janar seanca për 4 të akuzuarit


Shtyhet për në datën 29 janar 2021, gjyqi për 4 të akuzuarit për dosjen e Dibrës të njohur si Dosja “184”.

Katër të pandehurit akuzohen për shit-blerje të votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.

Ata janë:

  1. Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;
  2. Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;
  3. Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre
  4. Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Kujtojmë se për shitblerje vote u kallëzuan edhe ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiaku aktual i Dibrës Dionis Imeraj, si dhe Agron Malaj kryetari i Bashkisë së Burrelit. Por prokuroria thotë se nuk e ka provuar dot që ata të kenë konsumuar këtë vepër penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë, Krime të Rënda, SPAK. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *