Kryeministri Edi Rama thotë se sot do të nisë puna për ndërtimin e apartamenteve në Thumanë.
Rama shkoi në kantierin e ndërtimit i shpqëruar nga Behgjet Pacolli, i cili ka vënë në dispozicion të rindërtimit në këtë zone shumën prej 1 milionë euro.
“Lajm i mirë është që sot nisin apartamentet, fillon me fondacionin. Sic e dini Baca Behgjet ka vënë në dispozicion të rindërtimit të Thumanës 1 milionë euro. Më ka thënë që ajo pjesë që unë do të marr do ta ndërtoj. Me buxhetin e shtetit nderojmë pjesën tjetër.
Këtu kemi shkollën që është e kombinuar edhe me kopsht. Në pjesën këtej kemi edhe njësitë administrative. Pra këtu me buxhetin e shtetit do të ndërtojmë njësinë administrative Thumanë, do të vendoset administrata e bashkisë, qendra shëndetësore dhe një qendër komunitare. Ky bëhet një qytet i ri.”- deklaroi Rama.
Ai shtoi se ka filluar puna edhe me banesat individuale.