Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Përmbytjet janë përgjegjësi e Ramës, njerëzit nuk duan batuta


Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të kryeministrit Edi Rama me gazetarët, ku foli lidhur me situatën e krijuar me përmbytjet në vend.

Kryemadhi tha se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari. Kryetarja e LSI-së shprehet se qytetarët nuk duan batuta sikurse jep Rama ndërsa thotë se kanë mbetur edhe 100 ditë për ndryshimin, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”- shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *