Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Rama përplasen në “Twitter” për përmbytjet: Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave të kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.

Rama bën ironi me Bashën në një postim në “Twitter” ku shprehet se ai bashkë me ish-kryeministrin Berisha, Metën, dhe Kryemadhin janë nën ujë dhe “duan të bëjnë komerdare” çështje të tilla si përmbytjet, tërmeti e virusi, për t’i ndihmuar të kalojnë në anën tjetër. Pra të vijnë në pushtet.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot. sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë.”- komenton Rama.

Kryedemokrati Basha ka reaguar gjithashtu me një postim në “Twitter” ndaj këtyre komenteve të kryeministrit.

“Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.”- shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *