Një ndërtesë që dikur strehonte personat që kërkonin azil në Gjermani po shndërrohet në një ‘burg Covid-19’, një qendër paraburgimi për njerëzit që shkelin vazhdimisht karantinën, raportoi tabloidi gjerman Bild.
Objekti ndodhet në pjesën veriore të Dresdenit dhe u ndërtua në vitin 2017 me një kosto prej 30 milionë eurosh për të pritur njerëzit që prisnin që kërkesat e tyre për azil në Gjermani të përpunohen.
Tani autoritetet shtetërore po e shndërrojnë atë në një qendër ndalimi të destinuar për shkelës të përsëritur të karantinës, sipas gazetës.
Një personi që nuk izolohet vullnetarisht kur të urdhërohet, do të marrë një paralajmërim, pastaj një gjobë dhe nëse kjo nuk funksionon, një gjykatë mund t’i burgosë, shpjeguan zyrtarët, duke shtuar se masa ka për qëllim ‘për të mbrojtur palët e treta nga të padisiplinuarit’.
Vendi ka një gardh me tela me gjemba në krye, duke gjykuar nga fotoja e publikuar nga Bild dhe thuhet se ka roje policie.