Liam Neeson ka deklaruar se ditëve të tij në filmat aksion po u vjen fundi. I njohur më shumë për rolin e tij në filmin “Taken” të vitit 2008, aktori thotë se nuk ka më moshë për të bërë veprime që ia kërkojnë filmat aksion.
“Oh, po. Kështu mendoj. Jam 68 e gjysëm. 69 këtë qershor”– i tha aktori ET-së.
“’Ka edhe disa që do të bëj këtë vit – shpresojmë se na lejon COVID – ka disa në pritje dhe, atëherë mendoj se ndoshta do të jetë kështu. Epo, nëse nuk jam në një maratonë ose diçka tjetër.”- shton ai.
Sidoqoftë, Liam pranoi duke qeshur se do ta marrë malli për të ‘rrahur’ djemtë më të rinj se vetja.