Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Ambasadës Franceze: Ankesa pa lidhje me qëndrimin tim


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale si përgjigje ndaj një ndjekësi të profilit të tij ka dhënë rishtas edhe një përgjigje ndaj notës së protestës nga Ambasada Franceze në Tiranë për deklaratat se “vendet e BE-së nuk ndihmuan vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina anti-covid”.

Rama thotë se është në të drejtën e Ambasadës të për të menduar ndryshe duke shtuar se nuk ndryshon deklaratën e tij dhe i qëndron të gjitha fjalëve.

Franca është jo vetëm një nga vendet më të mrekullueshme të botës e më të përparuara të Europës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçantë në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetersueshëm i Shqipërisë e shqiptarëve.

Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës ne emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë”-thotë ndër të tjera Rama në lidhje me reagimin e Ambasadës franzece.

Rama shprehet se nuk e mohon ndihmën e BE-së për Shqipërinë përgjatë 30 vjetëve ndërsa e quan rastin në fjalë si të veçantë.

Komenti i plotë:

Viggo Tirona unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri më sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Evropian, për njëmijë e një arsye, përfshirë pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e ambasadës franceze meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjellë shembullin e Francës (siç mund të sillja edhe shembuj të tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit të Francës, për të ilustruar idenë se nuk kishte pse të mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjekët të paktën, kur ato s’mund të përdoren të tëra menjëherë në asnjë vend të BE!

Franca është jo vetëm një nga vendet më të mrekullueshme të botës e më të përparuara të Europës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçantë në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetersueshëm i Shqipërisë e shqiptarëve.

Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës ne emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë.

Por ty të them miqësisht se duke e nxjerrë nga konteksti ankesën e ambasadës franceze, gabon njësoj siç gaboi ambasada franceze duke nxjerrë nga konteksti ato që thashë! Madje në fakt gabon edhe më keq, sepse flet jo vetëm pa lidhje me ankesën konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Një fjalë e bukur popullore thotë se miqësia e vërtetë nuk i ka te gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u mërzit, as ambasada s’ka pse mërzitet, se unë jo e jo, çfarë nuk dëgjoj po nuk mërzitem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *