Vendosni fjalën kyçe....

KESH-i paralajmëron për reshje të dendura shiu në kaskadën e Drinit në datat 22-26 janar


Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka paralajmëruar pë shira të dendura gjatë përiudhës 22-26 janar në vend, kryesisht në kaskadën e lumit Drin.

Në një njoftim zyrtar ajo paralajmëron për rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në këtë kaskadë e për rrjedhojë ka nisur shkarkimet nga diga e hidrcentralit të Vaut të Dejës.

Një situatë e ngjashme u paraqit edhe në reshjet e ditëve të fundit që shkaktuan përmbytje në qarkun e Shkodrës, Lezhës e Durrësit.

Njoftimi i KESH

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës  u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *