Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, në makinën e djegur kishte eshtra


Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zhdukjen misterioze të biznesmenit Italian në Shqipëri, Davide Pecorelli.

Sipas medieve italiane, në makinën që ai kishte marrë me qira sapo kishte mbërritur në Rinas, e cila u gjet e djegur në Pukë në datën janar, janë gjetur eshtra. Mirëpo ende nuk është verifikuar nëse i përkasin apo jo biznesmenit.

Eshtrat e gjetura në makinën e djegur pritet të çohen për ekzaminim në Itali. Ekziston një shqetësim i madh për fatin e Davide Pecorelli, një sipërmarrës 45-vjeçar me një hotel në Lama dhe me disa qendra bukurie midis Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës. Ai ka qenë dhe arbitër në futbollin italian.

Sipërmarrësi për rreth një vit në zonën e Tiranës kishte filluar një biznes të produkteve të lidhura me dyqanet e tij.

Ideja i kishte ardhur nga partnerja e tij e cila është një shqiptare, me të cilën ka dhe fëmijë.

Mesa duket biznesmeni ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Sapo ka zbritur në aeroport, Pecorelli ka marrë me qira një automjet Škoda Fabia i cili u gjet disa ditë më vonë i djegur nga flakët në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *