Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka thënë se kryeministri Rama duhet të largohet.
Teksa ka postuar një video në Twitter ku tregohen qytetarë të ndryshëm që lëshojnë akuza në drejtim të sistemit shëndetësor, kryedemokrati bën edhe komentin e tij.
Ai thekson se Rama premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Basha shton se sistemi shëndetësor është në kolaps dhe se shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon.
“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.” – shkruan Basha në Twitter.