Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës për rindërtimin e lagjes së re në Kombinat, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sipas kreut të FRPD-së, Këlliçi, edhe pse sot data shënon 18 janar, ndërtimi i lagjes së re nuk ka nisur ende.
Ai thekson se mashtrimet e Veliajt nuk kanë kufij.
“Sot data shënon 18 janar. Për nisjen e punimeve të lagjes së re në Kombinat, as që u bëka fjalë. Pirgu me inerte qëndron aty, si treguesi më i qartë i injorimit të Bashkisë Tiranë për banorët e Kombinatit. Që Veliaj nuk ka fjalë burri, këtë e dinë të parët banorët që presin ndërtimin e shtëpive. Ne shkuam për ta parë situatën nga afër dhe t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës realitetin që shpesh herë nuk e shohin në ekranet televizive. Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin limite!” – thotë Këlliçi gjatë videos së publikuar.